Presidenti Erdogan i bëri një vlerësim zhvillimeve të fundit në vend

Erdogan vlerësoi edhe vendimin e Kryeministrit Davutoglu për organizimin e kongresit të partisë.

Presidenti Erdogan i bëri një vlerësim zhvillimeve të fundit në vend

Presidenti Recep Tayyip Erdogan vlerësimet e para të tij në lidhje me vendimin e Kryeministrit Ahmet Davutoglu për organizimin e kongresit të partisë, i bëri për deputetët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, AK.

Programin e pritjes së deputetëve të Partisë AK anëtarë të komisioneve në Asamblenë e Madhe Popullore të Turqisë, Presidenti Erdogan e vazhdoi me një mëngjes pune të shtruar në Kompleksin Presidencial.

Duke vënë theksin në vazhdimin me vendosmëri të luftës kundër terrorit, Presidenti Erdogan tha: “Ne thamë se kemi ‘ngrirë’ procesin e zgjidhjes, por nuk thamë se i kemi dhënë ‘fund’. Me dhënien fund terrorit do të mund të rifillojmë këtë proces për të mirën e banorëve të kësaj zone. Por, nuk do të bisedojmë me organizatën terroriste, zgjatimet e tyre dhe me terroristët në asamble”.

Në rendin e ditës së Presidentit ishin edhe punimet për hartimin e kushtetutës së re. Erdogan tha se ndryshimet e kushtetutës duhet të përfundojnë sa më parë dhe se duhet të hiqen imunitetet, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Kjo është një përgjegjësi historike. Populli prej jush pret heqjen e imuniteteve. Nëse nuk hiqni imunitetin dhe nuk hapni rrugë për gjykim do të merrni përsipër përgjegjësi të madhe historike. Duhet të bëhen ndryshime në rregulloren e brendshme të Kuvendit. Ajo duhet të lehtësoj aktivitetet legjislative edhe të mundësoj përfaqësimin demokratik. Në këtë mënyrë vjen deri tek ngërçe serioze, mbi Kuvendin bie një përgjegjësi e madhe historike”.  



Lajme të ngjashme