Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Erdogan tërheq vëmendjen në padrejtësi në strukturën e KS të OKB-së

"Institucionet përgjegjëse për vendosjen e drejtësisë globale janë në një gjendje të inercisë dhe ngërçit", - ka thënë Presidenti Erdogan.

Erdogan tërheq vëmendjen në padrejtësi në strukturën e KS të OKB-së

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tërhoqi vëmendjen në padrejtësi në strukturën e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, ndërsa shtoi se institucionet përgjegjëse për vendosjen e drejtësisë globale janë në një gjendje të inercisë dhe bllokimit.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, mori pjesë në darkën gala të Kongresit të Unionit të Juridiksionit Suprem Administrativ Ndërkombëtar të shtruar në Pallatin Dollmabahçe në Stamboll.

Duke e bërë të ditur se Turqia deri më sot nga detet mbledhur 110 mijë refugjatë, Presidenti Erdogan tha: “Institucionet të cilat kanë për detyrë vendosjen e drejtësisë globale janë të bllokuara. Pavarësisht kësaj pamjeje të dhimbshme që ther dhe që duhet të ther ndërgjegjen njerëzore, institucionet që janë përgjegjëse për të vendosur drejtësinë globale ndodhen në inerci dhe në një ngërç të madh. Shqetësimet për interesin e tyre janë përpara jetës së njerëzve. Prandaj ne për këtë themi se "bota është më e madhe se pesëshja ", dhe tërheqim vëmendjen për padrejtësinë në strukturën e Këshillit të Sigurisë së OKB-së".

Presidenti Erdogan në vijim të fjalës së tij tha se “ "Rrethi i drejtësisë bashkë me kuptimin tonë të shtetit të lashtë është edhe një busull e stilit të qeverisjes dhe të politikës tonë”, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Në reformat që kemi zbatuar me këtë botëkuptim që nga viti 2002 e këtej dhe në të gjitha rregullimet sociale, politike dhe ekonomike i kushtuam rëndësi që ato të jenë në kuadër të drejtësisë. Por, fatkeqësisht në çdo fazë kanë dalë, janë vendosur pengesa para punimeve tona për të eliminuar padrejtësitë. Njëra prej këtyre pengesave është edhe terrori. Organizata separatiste terroriste veçanërisht është duke bërë çdo gjë për të sabotuar investimet tona në infrastrukturë në zonën lindore dhe juglindore". 



Lajme të ngjashme