Bie dëshmor edhe një polic i plagosur në sulmin e terrorit në Gaziantep

Polici, i cili ishte plagosur rëndë në sulmin me autobombë të ndërmarr në Gaziantep më 1 maj, iu nënshtrua plagëve në spital ku ishte duke u kuruar.

Trupi i pajetë i policit dëshmor do të dërgohet në vendlindjen e tij në Elazig pas ceremonisë që do të organizohet.

Në sulmin me autobombë të ndërmarr ndaj Drejtorisë së Policisë në Gaziantep kanë rënë dëshmorë 2 policë, ndërkaq u plagosën 35 persona në mesin e të cilëve 28 policë.

Prej 52 të ndaluarve gjatë hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin, janë arrestuar 32 persona, 19 prej tyre u liruan me kusht të kontrollit gjyqësor, ndërsa njëri tjetër u lirua për tu mbrojtur në liri.

Fjalët Kyçe: dëshmor , sulm terrorist , Gaziantep , Turqi

Lajme të ngjashme