Turqi-Kilisi ditën e filloi me shpërthimin e 3 raketave të hedhura nga DAESH

Sipas të dhënave të para në këtë sulm janë plagosur 4 persona në mesin e të cilëve 2 janë policë.

Turqi-Kilisi ditën e filloi me shpërthimin e 3 raketave të hedhura nga DAESH

Nga pozicionet e organizatës terroriste DAESH në Siri sot në mëngjes janë hedhur edhe 3 raketa në Kilis.

Sipas të dhënave të para në këtë sulm janë plagosur 4 persona në mesin e të cilëve 2 janë policë.

Nga shpërthimi i raketave të hedhura janë dëmtuar godinat e shkollës së mesme, Drejtorisë së Arsimit Kombëtar dhe godinat përreth.

Ndërkaq në kundërpërgjigjen e bërë nga ana e Forcave të Armatosura të Turqisë ndaj pozicioneve të DAESH-it në Suran dhe Kafer Khan janë asgjësuar 4 terroristë.

Ndërkohë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke bëri një komunikatë në lidhje me luftën kundër DAESH-it.

Në deklaratë thuhet se nga të shtënat me raketa Katjusha dhe artilerike në Kilis kanë humbur jetën 20 civilë në mesin e të cilëve 8 ishin sirianë, ndërsa janë plagosur 66 të tjerë, ku 17 janë sirianë.

Forcat e Armatosura Turke në kuadër të angazhimeve në kufi kanë goditur gjithsej 2 mijë e 144 objektiva të DAESH-it në Siri.

Ndërkohë që gjatë goditjeve të objektivave të DAESH-it janë asgjësuar 807 terroristë, mësohet se janë plagosur edhe 153 të tjerë.

Në deklaratë në mes tjerash thuhet se janë marr të gjitha masat dhe janë përdorur të gjitha mundësitë për përcaktimin e hershëm dhe për shkatërrimin e të gjitha kërcënimeve të mundshme të artilerisë dhe raketave ndaj Kilisit.

Me qëllim të përcaktimit dhe shkatërrimit të hershëm të objektivave të DAESH-it, në vijën kufitare është duke u monitoruar  për 24 orë me avionët e telekomanduar dhe avionët zbulues.

Gjithashtu njësitë e dislokuara në kufirin me Sirinë, janë përforcuar me njësitë shtesë për të parandaluar kalimin e terroristëve.

Si rezultat i masave efektive të marra, në kufirin me Sirinë këtë vit janë kapur 388 terroristë të DAESH-it dhe 82 të PYD/PKK-së.



Lajme të ngjashme