Davutoglu: S'do rikandidoj për kreun e Partisë AK, por i qëndroj kauzës

Kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoglu, deklaroi sot se nuk do të rikandidojë për postin e kryetarit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) në kongresin e jashtëzakonshëm të saj më datë 22 maj.

Davutoglu: S'do rikandidoj për kreun e Partisë AK, por i qëndroj kauzës

Në konferencë shtypi pas mbledhjes së Bordit Qendror Vendimmarrës dhe Drejtues të Partisë AK, shefi i ekzekutivit turk theksoi se arsyeja e këtij vendimi nuk është as ndonjë dështim në detyrë dhe as ndjenja e pendimit.

“Periudha e qeverisjes sonë është e suksesshme. Këtë vendim nuk e mora as për shkak të ndjenjës së dështimit në detyrë dhe as për ndonjë pendim nga hapat që kam bërë deri më sot. Detyrën e kam bërë denjësisht, me meritë dhe me nder”, u shpreh ai.

"Kushdo që tenton të krijojë krisje në partinë tonë, kushdo që përpiqet të na ndajë dhe të përçajë rrugën e partisë sonë, për këtë apo atë arsye, duhet ta dijë se unë do të qëndrojë i pari karshi atij. Kërkoj që askush të mos lejojë përçarje në parti për shkak të shqetësimit nga ky zhvillim apo nga ky proces", shtoi kryeministri.

Davutoglu nënvizoi se pas kongresit të jashtëzakonshëm të 22 majit do të vazhdojë punimet si deputet i Partisë AK.

“Pavarësisht çdo zhvillimi, unë i qëndroj besnik premtimit. Deri në frymën time të fundit do të ruaj besnikërinë e marrëdhënieve me presidentin tonë. Askush nuk ka dëgjuar dhe nuk do të dëgjojë nga gjuha ime, nga goja dhe nga mendja ime një fjalë kundër presidentit. Dëshiroj që kjo të dihet qartë se asnjëherë nuk do të lejoj që kjo të behet çështje abuzimesh. Nderi i kreu të shtetit tonë, jo vetëm si President i Republikës së Turqisë, por edhe si miku e shoku im i një kauze të përbashkët, është njëherësh edhe nderi im. Nderi i familjes së tij është nderi im. Familja e tij është njëherësh edhe familja ime”, përfundoi Kryeministri Ahmet Davutoglu.



Lajme të ngjashme