Turqi-Sulmohet posti i xhandarmerisë në Derik të Mardinit

Në sulm ka rënë dëshmor një ushtarë ndërsa u plagosën 6 të tjerë.

483724
Turqi-Sulmohet posti i xhandarmerisë në Derik të Mardinit

Në sulmin me autobombë të ndërmarr nga ana e terroristëve të PKK-së në nënprefekturën Derik të Mardinit, ka rënë dëshmor një ushtarë ndërsa janë plagosur 11 të tjerë në mesin e të cilëve 2 civilë.

Bëhet e ditur se gjendja e njërit prej të plagosurve në sulmin e ndërmarr ndaj postit të xhandarmerisë Uçyol nga një grup i terroristëve të PKK-së është shumë e rëndë.

Ndërkohë prefekti i Mardinit, Omer Faruk Koçak i bëri një vizitë të të plagosurve në spital.

Në anën tjetër në kuadër të luftës kundër terrorit u ndërmorën operacione ajrore ndaj objektivave të organizatës terroriste PKK të përcaktuara në zonat rurale të Sirnakut dhe të nënprefekturës Semdinli të Hakkarit.


Fjalët Kyçe: #sulm , #terroristët , #PKK , #Derik , #Mardin , #Turqi

Lajme të ngjashme