Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kryeministri Davutoglu prononcohet për kanalin "Al Jazeera"

Kryeministri Ahmet Davutoglu deklaroi se Turqia do të mund të dërgoj trupa tokësore në Siri nëse shfaqet nevoja për këtë.

Kryeministri Davutoglu prononcohet për kanalin "Al Jazeera"

Kryeministri Ahmet Davutoglu deklaroi se Turqia do të mund të dërgoj trupa tokësore në Siri nëse shfaqet nevoja për këtë.

“Jemi të gatshëm për të marr të gjitha masat e nevojshme, qoftë brenda, qoftë jashtë vendit për të mbrojtur vetën tonë”, - ka thënë Kryeministri Davutoglu.

Kryeministri Davutoglu iu përgjigj pyetjeve të gazetarit të kanalit "Al Jazeera" me seli në Katar në lidhje me problemet e Sirisë, të refugjatëve dhe organizatën terroriste PKK.

Duke e bërë të ditur se përveç 3-4% të shpenzimeve të bëra për refugjatët, Turqia nuk mori ndihma tjera nga jashtë, Kryeministri Davutoglu iu përgjigj kritikave se Turqia i përdor refugjatët sirianë kundër Bashkimit Evropian.

“Evropianët dinë mirë se çfarë jemi duke bërë. Prandaj ne nuk i përdorim refugjatët kundër tyre. Mirëpo, nëse refugjatët kalojnë në Evropë dhe aty shkaktojnë krizë, atëherë duhet të ulemi dhe të bisedojmë me Evropën për zgjidhjen e kësaj krize”, u shpreh Davutoglu.

Në përgjigje të pyetjes se “A mendoni për dërgimin e trupave tokësore në Siri, sepse Turqia çdo herë kërkonte një zonë të sigurisë?”, gjatë vlerësimit që i bënte situatës në këtë vend, Kryeministri Davutoglu u përgjigj me këto fjalë: “Në rast se paraqitet nevoja ne do të dërgojmë trupa tokësore. Jemi të gatshëm për të marr të gjitha masat e duhura për të mbrojtur veten qoftë brenda, qoftë jashtë vendit”.

Në përgjigje të pyetjes se a do të ndikojnë raketat e hedhura në Kilis në politikën turke në lidhje me kufirin e Sirisë, Kryeministri bëri të ditur se politika e Turqisë në lidhje me këtë çështje çdo herë ka qenë e qartë ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne asnjëherë nuk do ta pranojmë legjitimitetin e regjimit të Esadit. Sepse ai ende vazhdon me vrasjen e popullit të tij. Ai bëri që 3 milionë sirianë të zhvendosen në Turqi. Për këtë arsye nuk mund të bëhet fjalë për të biseduar në lidhje me legjitimitetin e një qeverie të tillë”.

Duke vënë theksin se organizata terroriste nuk iu përmbajt zotimeve për lënien e armëve dhe braktisjen e akteve të terrorit, Kryeministri Davutoglu tha se lufta kundër terrorit do të vazhdoj deri në fund.  



Lajme të ngjashme