Forcat e Armatosura Turke asgjësojnë 13 terroristë të DAESH-it

Forcat e Armatosura Turke ndërmorën operacione si kundërpërgjigje ndaj 4 raketave të hedhura nga ana e Sirisë.

483843
Forcat e Armatosura Turke asgjësojnë 13 terroristë të DAESH-it

Në orët e mëngjesit në qendër të qytetit Kilis janë hedhur 2 raketa nga ana e Sirisë.

Sipas të dhënave të para nuk raportohet për të vrarë apo të plagosur.

Raketat kanë rënë në kopshtin e Drejtorisë së Bujqësisë së Prefekturës Kilis dhe në kopshtin e banesave kolektive të drejtorisë rajonale të ndërmarrjeve bujqësore.

Bëhet e ditur se në këtë ngjarje janë vrarë shtazët që ndodheshin në kopsht.  

Si rezultat i operacioneve të Forcave të Armatosura Turke të ndërmarra si kundërpërgjigje ndaj 4 raketave të hedhura nga ana e organizatës terroriste DAESH nga Siria në Kilis, janë asgjësuar 13 terroristë.

Sipas informatave të marra nga burimet e sigurisë, 4 raketat e hedhura dje në orët e mbrëmjes kanë rënë në fushë në zonën e përgjegjësisë të pikës kufitare Oncu të Kilisit.

Pas kësaj me anë të radarëve për përcaktimin e objektivave në zonën Turukuman Barik të Sirisë u përcaktuan pozitat e DAESH-it në prej nga janë hedhur raketat.

Si rezultat i kundërpërgjigjes me obusët e tipit Stuhia dhe baterinë e raketahedhësve që ndodhen në vijën kufitare janë asgjësuar 13 terroristë të DAESH-it, ndërsa u plagosën një numër i madh i të tjerëve.

Gjatë kësaj kundërpërgjigjeje janë shkatërruar edhe 4 makina dhe tre pozicione të armëve të rënda.

Edhe dje në orët e mëngjesit nga Siria ishte hedhur një raketë në Kilis gjë që shkaktoi plagosjen e një personi.

Si pasojë e raketave të hedhura ditë e hënë në orët e mbrëmjes nga Siria ka humbur jetën 1 person dhe janë plagosur 2 të tjerë.



Lajme të ngjashme