Fluksi i emigrantëve pëson rënie drastike gjatë prillit

Një numër shumë i vogël emigrantësh kanë mbërritur në Greqi gjatë muajit prill, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes Turqi-BE për përkufizimin e valës së refugjatëve.

Fluksi i emigrantëve pëson rënie drastike gjatë prillit

"Vetëm 3.469 persona kanë mbërritur në Greqi nga Turqia në prill, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i tyre ishte 13.556 persona", njoftoi sot Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë dhe Shërbimi grek për Menaxhimin e Krizës së Refugjatëve.

Përafërsisht 155.000 migrantë dhe refugjatë mbërritën në Greqi nga fillimi i janarit deri në fund të prillit të këtij viti. Në këtë periudhë, në Evropë kanë mbërritur 183.017 emigrantë, ku shumica në Greqi, 154.661; pastaj ndjekin Italia me 27.265, Spanja me 1.063 dhe Qiproja me 28.

Gazeta greke, "Kathimerini", publikoi se prej të hënës deri të martën në mëngjes në Greqi nuk ka mbërritur asnjë emigrant ose refugjat. Në ishullin Lesbos për pesë ditë me radhë nuk ka mbërritur asnjë varkë me emigrantë.

Pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë, në tri ishujt grekë Lesbos, Kios dhe Samos kanë mbetur gjithsej 7.044 emigrantë dhe refugjatë.



Lajme të ngjashme