Turqi-2 ushtarë bien dëshmor në sulmin e PKK-së në Semdinli të Hakkarit

Ushtarët e rënë dëshmorë kishin edhe 28 ditë deri në përfundimin e shërbimit ushtarak.

483040
Turqi-2 ushtarë bien dëshmor në sulmin e PKK-së në Semdinli të Hakkarit

Në sulmin me armë të ndërmarrë ndaj bazës ushtarake në nënprefekturën Semdinli të Hakkarit nga ana e terroristëve të PKK-së, kanë rënë dëshmorë 2 ushtarë.

Ushtari i këmbësorisë, Ayhan Erdogan dhe tetari Muttalip Soylu kishin vetëm edhe 28 ditë deri në përfundimin e shërbimit ushtarak.

Në deklaratën e bërë thuhet se kanë filluar operacione të gjera të mbështetura nga ajri për asgjësimin e terroristëve në këtë zonë.


Fjalët Kyçe: #sulm , #PKK , #Semdinli , #Hakkari , #Turqi

Lajme të ngjashme