Prefekti i Tiranës në Stamboll: Mbështetje investitorëve turq në Shqipëri

Me ftesë të homologut të tij turk, Vasip Sahin, Prefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi, po zhvillon një vizitë zyrtare në Stamboll, i shoqëruar edhe nga drejtori i Policisë Tiranë, Ervin Hodaj.

483342
Prefekti i Tiranës në Stamboll: Mbështetje investitorëve turq në Shqipëri
Sadi Vorpsi Vasip Şahin
Sadi Vorpsi Vasip Şahin

Gjatë takimit me Prefektin e Stambollit, Vasip Sahin, Prefekti Vorpsi theksoi se marrëdhëniet tregtare midis dy popujve mbeten në nivelet më të larta, ndërsa tha se bashkëpunimi dhe ndihma që Turqia i jep Shqipërisë është e pakursyer.

Nga ana e tij, Prefekti i Stambollit, Vasip Sahin, theksoi se kjo është trashëgimi e marrëdhënieve të hershme mes dy vendeve.

"Dua të shpreh kënaqësinë e veçantë për këtë takim duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy Shqipëri-Turqi. Duhet të përpiqemi të krijojmë mbështetje për kompanitë turke që investojnë në Shqipëri dhe t’u garantojmë atyre kushte më të favorshme",  tha Prefekti Sadi Vorpsi.

Zyrtarët shqiptarë u shoqëruan nga Prefekti Sahin edhe në sallën e monitorimit të qytetit, ku u prezantuan me sistemin e kamerave të sigurisë në Stamboll. Duke garantuar mbështetje të vazhdueshme, Prefekti i Stambollit tha se shkëmbimi i eksperiencave mes dy policive dhe trajnimet e vazhdueshme do të jenë dy nga objektivat e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe luftën antiterror.



Lajme të ngjashme