Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Operacion ajror i ushtrisë turke në veri të Irakut, asgjësohen 18 terroristë

Forcat e Armatosura të Turqisë ndërmorën natën e hënës një operacion ajror në veri të Irakut kundër pozicioneve të organizatës separatiste, PKK, duke asgjësuar 18 terroristë.

Operacion ajror i ushtrisë turke në veri të Irakut, asgjësohen 18 terroristë

Sipas burimeve nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke, në shënjestër të gjuajtësve turq, që u ngritën në fluturim në 23.00 me orën lokale, ishin strofkat terroriste në Kandil, në veri të Irakut.

Pilotët turq bombarduan për 59 minuta me radhë një zonë, ku më parë ishin përcaktuar një numër i madh objektivash.

Në fund të operacionit ajror, një ekip zbulues konstatoi se avionët luftarakë turq kanë asgjësuar me sukses maksimal të gjitha objektivat e parapërcaktuara, mes të cilave disa vendstrehime dhe depo armësh.

Sakaq, 14 terroristë janë neutralizuar dhe një tjetër është kapur i gjallë si rezultat i operacioneve antiterror në Mardin dhe nënprefekturat Qendër e Nusaybin të Sirnakut.

Kurse gjatë operacioneve antiterror në zonën Lice të Diyarbakirit janë asgjësuar 3 terroristë.

Nga ana tjetër, 3 shtetas të huaj, të kërkuar ndërkombëtarisht si anëtarë të organizatës terroriste, DAESH, janë kapur nga forcat turke të sigurisë në nënprefekturën Kumluca të Antalyas.



Lajme të ngjashme