Kilisi goditet me raketë, Forcat e Armatosura të Turqisë kundërpëgjigjen

Si rezultat i kundërpëgjiges së Forcave të Armatosura të Turqisë janë vrarë 58 terroristë të DAESH-it.

483018
Kilisi goditet me raketë, Forcat e Armatosura të Turqisë kundërpëgjigjen

Si pasojë e rënies së një rakete të lëshuar nga Siria sot në mëngjes u plagos një person.

Ndërkaq në sulmin e djeshëm me raketa të lëshuara nga Siria dje në mbrëmje në qytetin Kilis të Turqisë ka humbur jetën 1 person dhe janë plagosur 2 të tjerë.

Bëhet e ditur se personi i vrarë dhe të plagosurit në këtë ngjarje janë refugjatët sirianë të ardhur në Turqi.

Në afërsi të vendit ku ka rënë raketa shpërtheu edhe zjarr, i cili u shua nga ana e ekipeve zjarrfikëse.

Pas sulmit me raketa të bërë ndaj Kilisit pozicionet e organizatës terroriste DAESH në Suran, Arshak, Ikdah dhe Ihtimalat në Siri janë goditur me topa të tipit Obus, Firtina dhe nga ana e baterive raketahedhëse.

Bëhet e ditur se në kundërpërgjigje janë vrarë 58 terroristë të DAESH-it.



Lajme të ngjashme