Presidenti Erdogan publikoi një mesazh me rastin e festës së 1 Majit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka thënë se problemet në lidhje me punën do të mund të zgjidhen me dialog reciprok.

Presidenti Erdogan publikoi një mesazh me rastin e festës së 1 Majit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka thënë se problemet në lidhje me punën do të mund të zgjidhen me dialog reciprok.

Presidenti turk publikoi një mesazh urimi me rastin e festës së 1 Majit, Ditës së Punëtorëve dhe Solidaritetit.

Në mesazhin e tij Presidenti Erdogan uroj fetën me fjalët “U uroj të gjithë vëllezërve tanë punëtorë festën e 1 Majit, Ditën e Punëtorëve dhe Solidaritetit”.

“Punëtorët, të cilët me punën dhe mundin e tyre japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin, mirëqenien dhe përparimin e vendit tonë, me qëndrimin e tyre demokratik dhe paqësor gjatë kërkimit të të drejtave të tyre kontribuojnë rëndësishëm në zhvillimin e demokracisë”, - ka thënë ndër të tjera Erdoan.

Duke prekur edhe në rëndësinë e dialogut mes sindikatave, punëdhënësve dhe shoqërive civile në lidhje me problemet gjatë punës, Presidenti Erdogan tha: “Përvetësimi i këtij botëkuptimi nga ana e të gjitha shtresave të shoqërisë do të lehtësoj avancimin dhe gjetjen e zgjidhjeve problemeve të punëtorëve”.    

“Me shpresë që kremtimet e festës së 1 Majit të kalojnë në një atmosferë festive, paqësore dhe vëllazërore, duke qëndruar larg provokimeve përshëndes përzemërsisht të gjithë qytetarët e Turqisë”, - ka thënë ndër të tjera Erdogan.



Lajme të ngjashme