Turqia armatosë avionët e saj të telekomanduar

Avionët e telekomanduar të Forcave të Armatosura të Turqisë në testet e kryera me raketa me mbushje luftarake goditën objektivat me saktësi të lartë.

481465
Turqia armatosë avionët e saj të telekomanduar

Avionët e telekomanduar të Forcave të Armatosura të Turqisë në testet e kryera me raketa me mbushje luftarake goditën objektivat me saktësi të lartë.

Në komandën e 3-të kryesore të bazës ajrore në Konya janë kryer qitjet testuese me avion të telekomanduar taktik të tipit Bayraktar TB2 të pajisura me municion inteligjent të prodhimit vendor nga kompania Roketsan të tipit MAM-L.

Në testet e kryera me avionin e telekomanduar taktik Bayraktar TB2 caqet e caktuara janë goditur nga një distancë 8km dhe nga lartësia 18 mijë feet.

Gjithashtu caqet e shënuara me laser nga ana e avionëve taktik Bayraktar TB2 u shkatërruan nga ana e avionëve të tipit F-16 të ngritur nga baza ajrore në Konya.

Sistemi i avionëve të telekomanduar taktik i dislokuar në Batman është në shërbim të Forcave të Armatosura Turke për mbledhje të të dhënave. Prej përfshirjes së këtij sistemi në inventarin e ushtrisë në shtator të viti 2015 ato janë përdorur për 2 mijë e 700 orë.

Krahas kësaj janë duke vazhduar edhe testimet intensive për zhvillimin e këtyre avionëve.  



Lajme të ngjashme