Një raketë tjetër e lëshuar nga Siria bie në Kilis

Raketa ka rënë në një kopsht perimesh në njërën prej lagjeve të qytetit Kilis.

Një raketë tjetër e lëshuar nga Siria bie në Kilis

Përsëri një predhë rakete e lëshuar nga Siria, ka goditur një nga lagjet e qytetit Kilis në Turqi.

Sipas informacioneve të marra, predha e lëshuar nga Siria, ku lufta civile ende është duke vazhduar, ka goditur një kopsht perimesh në një lagje. Pas marrjes së lajmërimit në rajon janë dërguar ekipet e shërbimit të urgjencës 112 dhe xhandarmërisë. 

Ekipet e xhandarmërisë, pas incidentit në të cilin nuk ka të vdekur apo të plagosur, kanë shtuar masat e sigurisë.

Ekipet hetimore, pasi kanë mbledhur dëshmitë nga vendngjarja u larguan nga rajoni.


Fjalët Kyçe: raketë , Siri , Kilis , Turqi , xhandarmëria turke

Lajme të ngjashme