Turqi - Një lajm i hidhur erdhi prej Sirnakut

Në Sirnak, ku vazhdojnë operacionet kundër organizatës terroriste, dje nga zjarri i parë i hapur nga ana e terroristëve të PKK-së ka rënë dëshmor nënoficeri Serdal Uyanik.

Turqi - Një lajm i hidhur erdhi prej Sirnakut

Nga Sirnaku erdhi edhe një lajm i hidhur. Në operacionet e ndërmarra ka rënë dëshmor edhe një ushtarë.

Në Sirnak, ku vazhdojnë operacionet kundër organizatës terroriste, dje nga zjarri i parë i hapur nga ana e terroristëve të PKK-së u plagos nënoficeri i xhandarmerisë, Serdal Uyanik, i cili u transportua me automjet të blinduar në spitalin ushtarak në Sirnak. Krahas të gjitha ndërhyrjeve mjekësore të bëra në spital nënoficeri Uyanik iu nënshtrua plagëve dhe ra dëshmor.

Trupi i pajetë i nënoficerit u dërgua në vendlindjen e tij në Çankërë ku do të bëhet edhe varrimi.

Ndërkohë në Sirnak janë duke vazhduar operacionet të filluara më 14 mars për asgjësimin e terroristëve në qendër të qytetit, për mbylljen e gropave, heqjen e barrikadave dhe pastrimin nga mjetet shpërthyese artizanale të vendosura nga ana e terroristëve.



Lajme të ngjashme