Një nënoficer turk bie dëshmor në sulmet terroriste të PKK-së

Një nënoficer turk, që ishte plagosur në operacionet e forcave turke të sigurisë kundër organizatës terroriste, PKK, në Shërnak (Sirnak), ka rënë dëshmor në spitalin ku kurohej.

Një nënoficer turk bie dëshmor në sulmet terroriste të PKK-së

Rreshteri Sevket Kolankaya, i cili kurohej prej gati një muaji në Spitalin e Akademisë Ushtarake Gulhane (GATA) të Ankarasë, pasi ishte plagosur nga shpërthimi i një bombe artizanale të vendosur në rrugë nga terroristët, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda pavarësisht ndërhyrjeve të shumta të mjekëve.

Dëshmori Kolankaya, prind i dy fëmijëve, do të varroset në Manisa.



Lajme të ngjashme