Davutoglu prononcohet në lidhje me hartimin e kushtetutës së re

Kryeministri Ahmet Davutoglu deklaroi se janë duke punuar për hartimin e një kushtetute të re liberale në bazë të njeriut.

Davutoglu prononcohet në lidhje me hartimin e kushtetutës së re

Kryeministri Ahmet Davutoglu deklaroi se janë duke punuar për hartimin e një kushtetute të re liberale në bazë të njeriut.

Kryeministri Davutoglu para nisjes për në Katar, vend me të cilin kanë avancuar marrëdhëniet viteve të fundit, bëri deklarata të rëndësishme në aeroportin Esenboga të Ankarasë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me kushtetutën e re Kryeministri Davutoglu tha: “Synojmë që para parlamentit dhe popullit të paraqesim një kushtetutë të re liberale në kuadër të rregullave të shtetit bashkëkohor ligjor. Jemi duke bërë përpjekje për të hartuar një draft në lidhje me vlerat tona në këtë kontekst të bazuar në vlerat universale dhe kombëtare. Esenca e tekstit është liberalizmi”.

Davutoglu gjithashtu tha se qëllimi i tyre për sistemin presidencial është që të ndryshojnë sistemin aktual, ndërsa shtoi se janë fokusuar në çështjet e vendosjes së një sistemi të qartë, që do ti ruaj ekuilibrat e brendshëm dhe që nuk do të shkaktoj ndonjë ngatërresë në administrim të brendshëm.

“Fillimisht do të shqyrtojmë sistemin më ideal, më bashkëkohor presidencial dhe do ta paraqesim para opinionit publik”, - ka thënë Kryeministri Davutoglu.

Duke e bërë të ditur se punimet për hartimin e kushtetutës së re janë duke vazhduar, Kryeministri tha se “Spekulimet e bëra në lidhje me hartimin e tekstit të kushtetutës së re nuk pasqyrojnë të vërtetën”.

Ai gjithashtu falënderoi përfaqësuesit e sindikatave për vendimin që kremtimet e festës së 1 Majit të mbahen në Bakirkoy të Stambollit.



Lajme të ngjashme