Sulm terrorist në Bursa – Një e vdekur dhe 6 të plagosur

Një grua e dyshuar si kamikaz ka vdekur dhe të paktën 6 persona janë plagosur në Bursa, si pasojë e një sulmi terrorist pranë hyrjes së Kapaliçarshisë historike, në anën e Xhamisë së Madhe (Ulu Cami), sipas një njoftimi paraprak të policisë.

Sulm terrorist në Bursa – Një e vdekur dhe 6 të plagosur

I njëjti burim sqaron se në zonën e shpërthimit, që ndodhi rreth orës lokale 17.26, janë dërguar shumë policë, ambulanca dhe ekipe zjarrfikëse.

Komunikata e Prefekturës Bursa

“Një grua, që dyshohet të jetë autorja e sulmit vetëvrasës, ka shpërthyer veten me anë të një mekanizmi që kishte në trup. Si pasojë e shpërthimit janë plagosur 6 persona. Të lënduarit janë dërguar urgjentisht me ambulanca në spitalet shtetërore Muradiye dhe Çekirke. Ekipet policore kanë vendosur menjëherë një rreth sigurie në vendngjarje dhe hetimet vijojnë.”



Lajme të ngjashme