Turqi-20 terroristë të vrarë në operacionet e fundit në juglindje të vendit

Në ueb faqen e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke bëhet e ditur se në operacionet e fundit anti-terror të ndërmarra në juglindje të vendit janë vrarë 20 terroristë.

Turqi-20 terroristë të vrarë në operacionet e fundit në juglindje të vendit

Ushtria e Turqisë ka njoftuar në ueb faqen e saj se së paku 20 terroristë të PKK-së janë vrarë në katër operacione të ndara anti-terroriste në juglindje të vendit.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë turke në një deklaratë konfirmon se pesë terroristë u vranë në provincën e Nusaybinit duke e çuar kështu totalin e të vrarëve në 292 prej kur kanë filluar operacionet në atë zonë.

Gjashtë terroristë të tjerë të PKK-së janë vrarë në provincën Diyarbakir, thuhet më tej në njoftim.

Në një operacion tjetër në provincën e Sirnakut u vranë katër terroristë të PKK-së duke çuar numrin e të vrarëve në atë provincë në 250, ndërkohë që njoftohet se gjatë operacioneve janë konfiskuar armë të llojeve të ndryshme.

Burime anonime nga forcat e sigurisë njoftojnë se në një operacion tjetër në provincën Kars janë neutralizuar pesë terroristë.

PKK-ja është në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe BE. Aktivitetet e kësaj organizate u intensifikuan në korrik të vitit të kaluar, kurse forcat turke të sigurisë që nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar janë duke kryer operacione gjithëpërfshirëse anti-terroriste në të gjithë Turqinë, me theks të veçantë në juglindje të vendit

Nga atëherë kanë humbur jetën mbi 400 forca turke të sigurisë dhe mbi 3700 terroristë të PKK-së. 



Lajme të ngjashme