Erdoan në Baku: “Jemi një komb e dy shtete”

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan dhe ai i Azerbajxhanit, Ilham Alijev u takuan në Baku me rastin e punimeve të Forumit të 7-të Global të OKB-së për Aleancën e Qytetërimeve.

Erdoan në Baku: “Jemi një komb e dy shtete”

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Tayyip Erdoğan) është takuar me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Alijev në Baku, ku ka shkuar për të marrë pjesë në punimet e Forumit të 7-të Global të OKB-së për Aleancën e Qytetërimeve.

Takimi i realizua në rezidencën presidenciale Zagulba. Erdoan dhe Alijev shprehën kënaqësinë për zhvillimin me sukses në të gjitha fushat e marrëdhënieve miqësore dhe vëllazërore që mbështeten në partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve.

Liderët theksuan se takimet e nivelit të lartë bartin një rëndësi të madhe në aspektin e zhvillimit të këtyre marrëdhënieve dhe u shprehën të bindur se marrëdhëniet dypalëshe këtej e tutje do të zhvillohen akoma edhe më shumë.

Në takim u bisedua edhe për Forumin e 7-të Global të Aleancës së Qytetërimeve të OKB-së, ku të dy liderët u shprehën se aktiviteti do të kontribuojë në bashkëpunimin ndërkombëtar.

Erdoan dhe Alijev biseduan gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë, kryesisht në projektin e Gazsjellësit Trans-Anadolli (TANAP), një projekt që Turqia me Azerbajxhanin po e realizojnë bashkë, si dhe diskutuan mbi zhvillimet e fundit në Karabakun Malor dhe vunë edhe një herë theksin se Turqia me Azerbajxhanin janë “një komb, dy shtete”.

Pas takimit dypalësh Alijev shtroi një darkë për Erdoanin. Në këtë darkë morën pjesë edhe bashkëshortja e Presidentit Erdoan, Emine Erdoan, dhe bashkëshortja e Alijevit, Mehriban Alijeva. Darka zgjati rreth një orë e gjysmë.



Lajme të ngjashme