Simsek: Anëtarësimi i Turqisë në BE, bashkim në vlera të përbashkëta

Zv/kryeministri turk, Mehmet Simsek, deklaroi se presin një qasje të drejtë për anëtarësimin e vendit të tij me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

Simsek: Anëtarësimi i Turqisë në BE, bashkim në vlera të përbashkëta

Pjesëmarrës në takimin e Dialogut Ekonomik të Nivelit të Lartë Turqi-BE, mbajtur sot në Stamboll, zv/kryeministri Simsek përcolli mesazhin: “Ankaraja është gati të bëjë çfarë i takon për reformat.”

Mehmet Simsek tërhoqi vëmendjen se përmes anëtarësimit të Turqisë me të drejta në plota në BE do të jetësohet një model i rëndësishëm i një dialogu të fuqishëm dhe i një bashkëjetese paqësore ndërmjet islamit dhe qytetërimeve të tjera.

“Ka një sërë problemesh mes qytetërimeve dhe këtë nuk mund ta mohojmë. Megjithatë problemet mund të kapërcehen me dialog, me bashkëjetesë dhe me respekt e dashuri të ndërsjellë. Në këtë pikë mbi të gjithë ne rëndon një përgjegjësi madhore”, tha ai.

Zv/kryeministri Simsek theksoi se anëtarësimi i Turqisë në BE nuk është një çështje, që ka të bëjë thjesht me tregtinë e lirë; por një kauzë më e madhe, për bashkimin në vlerat e përbashkëta.

“Turqia është gati të bëjë gjithçka që i takon në këtë pikë”, përfundoi ai.



Lajme të ngjashme