Ceremonitë përkujtimore të luftërave tokësore në Çanakkala

101-vjetori i Luftërave Tokësore të Çanakkalasë, përkujtohet me ceremoni ndërkombëtare në Përmendoren e Dëshmorëve në Gadishullin e Galipolisë (Gelibolu).

Ceremonitë përkujtimore të luftërave tokësore në Çanakkala

Ceremonia përkujtimore filloi me vendosjen e kurorës me lule në përmendore nga Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mahir Unal.

Gjenerali Lajtnant Ismail Gurgen, në fjalimin që mbajti në emër të Forcave të Armatosura Turke në përmendoren e Dëshmorëve në Gadishullin Gelipoli, rikujtoi se menjëherë pas fillimit të Luftës së I Botërore, shtetet aleate me në krye Anglinë dhe Francën që donin të merrnin Stambollin dhe të nxirrnin jashtë loje Shtetin Osman si dhe që kërkonin të ndihmonin Rusinë e Carit që kishte mbetur në një gjendje të vështirë përballë Gjermanisë, vendosën të kalojnë nga deti Ngushticën e Dardaneleve (në Çanakkala).

“Sulmi i bërë nga deti, në 18 mars, u përball me një rezistencë të paparë, duke i fundosur anijet e armikut në ujërat e ftohta. Aleatët që panë se nuk mund të fitonin vetëm duke u sulur nga deti, vendosën që të kalonin Çanakkalanë nga toka. Mësymja nga 5 anë të ndryshme në mëngjesin e 25 prillit, u shpartallua me mbrojtjen e ushtarëve turq të udhëhequr nga Komandanti i Batalionit, Koloneli Mustafa Qemal” tha Gurgen.

Edhe ambasadori i Francës në Ankara, Charles Fries tha se në emër të Shteteve Aleate, Lufta e Çanakkalasë hapi rrugë për një tragjedi të madhe njerëzore: “Kjo luftë që mbart cilësinë simbolike të fitores së parë të shtetit që më pas do të ishte Republika e Turqisë, rezultoi me mos përmbushjen e qëllimit të Shteteve Aleate”.

Në ceremoni marrin pjesë edhe përfaqësues nga Australia dhe Zelanda e Re.

Me rastin e 101-vjetorit të zbarkimit anzak, nesër në orën 05.30 qeveria australiane dhe ajo e Zelandës së re do të mbajnë Meshën e Agimit në fshatin Anzak. N këtë ceremoni do të marrin pjesë nipërit e anzakëve të ardhur nga Australia dhe Zelanda e Re.

Në të njëjtën orë edhe mijëra turq do të marrin pjesë në marshin tradicional. Kurse ceremonia e fundit do të zhvillohet në përmendoren e Zelandës së Re në Conkbayırı.



Lajme të ngjashme