15 të plagosur nga raketat e hedhura nga Siria në Kilis

15 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e rënies së predhave të dy raketave të hedhura nga Siria në qytetin Kilis të Turqisë.

15 të plagosur nga raketat e hedhura nga Siria në Kilis

Nga 2 predhat e hedhura rreth orës 11 nga Siria ku vazhdon ende lufta civile, njëra ka goditur çatinë e një shtëpie, tjetra ra në një fushë të zbrazët.

Pas ngjarjes në rajon u dërguar ekipet mjekësore dhe ekipet e policisë.

Ekipet e policisë morën masa të gjera sigurie kurse të plagosurit u dërguan menjëherë për kurim në Spitalin Shtetëror të Kilisit.



Lajme të ngjashme