3 viktima si pasojë e raketave të hedhura nga Siria në Turqi

Si pasojë e hedhjes së dy predhave të raketës nga ana e Sirisë, në qytetin Kilis të Turqisë, numri i viktimave arriti në 3 ndërkohë që u plagosën 3 të tjerë.

3 viktima si pasojë e raketave të hedhura nga Siria në Turqi

Një nga predhat ra në ndërtesën e një kompanie në Kompleksin e Vjetër të Industrisë.

Si pasojë e goditjes së fuqishme të pjesëve të shrapnelave, ndërtesa pati dëmtime të mëdha.

Kurse predha tjetër ra në një fushë të zbrazët.

Forcat e sigurisë në kufi, në bazë të rregullave të angazhimit, i janë kundërpërgjigjur shumëfish zonës nga erdhën predhat e raketave.


Fjalët Kyçe: Kilis , viktima , Siri

Lajme të ngjashme