Turqi-Forcat ajrore turke godasin me sukses objektivat e organizatës terroriste

Operacionet u ndërmorën në nënprefekturat Daglica të Hakkarit dhe Uludere të Sirnakut.

Turqi-Forcat ajrore turke godasin me sukses objektivat e organizatës terroriste

Njësitë e Forcave të Armatosura Turke kanë goditur me saktësi të lartë objektivat e organizatës terroriste.

Në deklaratën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm u tha se objektivat e përcaktuara të organizatës terroriste PKK në nënprefekturat Daglica të Hakkarit dhe Uludere të Sirnakut u asgjësuan me operacione ajrore.

Në deklaratën e bërë gjithashtu u tha se pas vlerësimit të informatave të marra, mbi objektivat e organizatës terroriste të zbuluara në zonën Daglica të Hakkarit u ndërmor një operacion ajror me 4 avionë, ndërsa ndaj objektivave të zbuluara në nënprefekturën Uludere të Sirnakut u organizuan operacione ajrore ku morën pjesë 6 avionë luftarak të tipit F-16.

Bëhet e ditur se në dy operacionet janë shkatërruar me sukses objektivat e organizatës terroriste.



Lajme të ngjashme