Davutoglu: Vizat për turqit hiqen në qershor

Nuk është vetëm Turqia ajo që do të humbasë në qoftë se nuk liberalizohen vizat, humbasin të gjithë", tha Kryeministri Davutollu në një prononcim për gazetarët në avion gjatë kthimit nga Strasburgu.

10-11/Files/UploadedImages/987587638msiadvize.jpg

Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) tha se vizat për qytetarët turq në vendet e Bashkimit Evropian do të hiqen në qershor.

“Nuk është vetëm Turqia ajo që do të humbasë në qoftë se nuk liberalizohen vizat, do të humbasin të gjithë. Dhe rruga e vetme që të fitojnë të gjithë është kjo: ata heqin vizat, kurse ne zbatojmë marrëveshjen e ripranimit", tha Kryeministri Davutollu.

Gjatë kthimit nga Strasburgu Kryeministri turk bëri deklarata për gazetarët në avion në lidhje liberalizimin e vizave, antiterrorizmin dhe përgatitjet për hartimin e një kushtetute të re.

“Në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave është bërë një progres serioz", cilësoi Kryeministri dhe bëri këto sqarime: “Ka pasur 72 kritere për t'u plotësuar, shumica e të cilave janë përmbushur. Kanë mbetur më pak se 10. Këtë javë në Komisionin e ligjeve do të shqyrtohen dhe miratohen 8 marrëveshje ndërkombëtare. Në qoftë se liberalizimi i vizave nuk ndodh në qershor, atëherë nuk humbet vetëm Turqia, humbasin të gjithë. Dhe ajo që të fitojnë të gjithë arrihet me një rrugë të vetme, që është: ata heqin vizat, kurse ne zbatojmë marrëveshjen e ripranimit", theksoi Kryeministri Davutollu.

Lidhur me luftën kundër terrorit Kryeministri Davutollu tha se operacionet do të vazhdojnë deri në asgjësimin e terroristit të fundit.

Në përgjigje të një pyetjeje lidhur me procesin e zgjidhjes (çështjes së terrorit) Davutolu tha: “Operacionet antiterroriste do ti vazhdojmë deri në lënien plotësisht të armëve, deri në groposjen e tyre në magma. Askush të mos ketë dyshimin më të vogël për këtë".

Qarqet që e mbështesin terrorin i kanë bërë llogaritë gabim dhe nuk e kanë kuptuar ende vullnetin dhe vendosmërinë e qeverisë në çështjen e antiterrorizmit, u shpreh Davutollu.

“Thonë që tani i kanë kuptuar gabimet. E pohojnë që 'politika e hendekëve' ishte e gabuar. Mirëmëngjesi! Ne këtë ua kemi sqaruar atyre shumë kohë më parë. Duhet ti lënë armët", nënvizoi Kryeministri.

Lidhur me kushtetutën e re Davutollu tha se askush të mos ketë dyshime mbi vullnetin e qeverisë në lidhje me këtë proces.



Lajme të ngjashme