Çmime prestigjioze për Linjat Ajrore Turke

Në Samitin e 3-të të Karbonit ku jepen edhe çmimet për kompanitë që arrijnë me sukses të mbajnë të ulët nivelin e çlirimit të karbonit, (THY) u vlerësuan me çmimet “Projekti i Kursimit të Karburantit" dhe “Heroi i Reduktimit të Karbonit".

Çmime prestigjioze për Linjat Ajrore Turke

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Linjat Ajrore Turke ​THY, bëhej e ditur se në një kohë kur ndikimi i ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimaterike ndihet çdo ditë e më shumë, kur në botën e sotme gjithmonë e më shumë shkatërrohet jeta natyrore, u janë dhënë çmime kompanive që shfaqin profil të suksesshëm në administrimin e karbonit.

Në “Samitin e 3-të të Stambollit për Karbonin" të zhvilluar gjatë datave 14-15 prill, Linjat Ajrore Turke janë vlerësuar me dy çmime; “Projekti i Kursimit të Karburantit" dhe “Heroi i Reduktimit të Karbonit" shkruhej në deklaratën e THY.

Çmimi u mor nga ana e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm, Përgjegjës për Administrimin e Fluturimeve të THY-së, Levent Yılmaz

Nga 58 projekte ku aplikuan edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia, Kina dhe Gjermania, vetëm 19 prej tyre fituan të drejtën e çmimit “Heroi i Reduktimit të Karbonit".



Lajme të ngjashme