Ushtria turke asgjëson 32 terroristë të DAESH-it pranë Bashika në Irak

Elementët e DAESH-it të martën sulmuan me raketa antitank njësinë turke të sigurisë pararojë afër bazës ushtarake në Bashika, por njësia turke ka reaguar menjëherë duke i vrarë të 32 terroristët e DAESH-it.

Ushtria turke asgjëson 32 terroristë të DAESH-it pranë Bashika në Irak

Të martën elementë të organizatës terroriste DAESH sulmuan me raketa antitank të tipit “Cornet" njësitë turke pararojë që gjendeshin 4-5 kilometra larg zonës së bazës ushtarake në Gedu afër Bashikës, në veri të Irakut.

Bindi reaktiv, një sistem special që ndodhej mbi tank dhe që parandalon depërtimin e predhës brenda, e sprapsi raketën dhe tanku bashkë me personelin që kishte brenda nuk u lënduan gjatë sulmit. Pllakat e blindit reaktiv të tankut u shkëputën nga vendi dhe fluturuan në ajër nga efekti i shpërthimit dhe dëmtuan periskopin.

Pas sulmit i njëjti tank e ndryshoi pozicionin dhe filloi të godasë me 8 të shtëna topi ndërtesën ku gjendeshin terroristët në zonën nga kishte ardhur raketa. 10 terroristët e DAESH-it që kishin kryer sulmin u asgjësuan brenda godinës.

Ndërkohë disa terroristë të tjerë që gjendeshin përreth objektit u munduan të largohen me 7 automjete dhe 4 motorë. Gjatë zjarrit të hapur me tank u asgjësuan në lëvizje 5 automjete dhe 3 motoçikleta.

Më pas u morën në shënjestër edhe objektivat e tjera të DAESH-it të përcaktuara më parë në këtë zonë.


Lajme të ngjashme