Terroristi i kapur rrëfen për PKK-në

Njëri prej terroristëve të PKK-së i kapur gjatë operacioneve në vazhdim në nënprefekturën Nusajbin të Mardinit, tha se është penduar për bashkëngjitje në organizatë.

Terroristi i kapur rrëfen për PKK-në

Njëri prej terroristëve të PKK-së i kapur gjatë operacioneve në vazhdim në nënprefekturën Nusajbin të Mardinit, tha se është penduar për bashkëngjitje në organizatë.

Terroristi i kapur gjatë tentativës për tu arratisur në Siri së bashku me 18 terroristë të tjerë të asgjësuar, në deklaratën e tij të dhënë forcave të sigurisë tha se organizata separatiste e kishte kërcënuar me vrasjen e fëmijëve të tij.

Duke e bërë të ditur se me profesion është mjeshtër i qeramikës, terroristi në deklaratën e tij thotë kështu: “Nëse unë nuk kujdesem për fëmijët e mi, kush do të kujdeset? Për këtë arsye mua më mbajtën me dhunë këtu, për të punuar. Qëllimi ishte që aty të formojnë një shtet, të shpallin autonomi".

Terroristi i kapur deklaroi se ka ndërtuar barrikada dhe ka hapur hendeqe për organizatën, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Qëllimi i tyre është ta dëbojnë ushtrinë turke nga kjo zonë. Unë i drejtohem popullit, asnjëherë mos bini pre e organizatës terroriste, por kaloni në anën e ushtrisë turke. Mos bëni gabim, sepse unë e bëra një gabim të tillë dhe jam penduar shumë, ju mos u mashtroni, i besoni shtetit dhe mos u ndani nga ai".



Lajme të ngjashme