2 ushtarë bien dëshmorë si pasojë e shpërthimit të bombës në Sirnak

Gjatë operacioneve ndaj organizatës terroriste-separatiste PKK në rrethin Sirnak, u shpërthye eksplozivi artizanal i terroristëve duke bërë që 2 ushtarë të bien dëshmorë dhe 4 ushtarë dhe dy policë të tjerë të mbeten të plagosur.

Kurse në operacionet kundër organizatës terroriste në rajonin Bitlis-Mus, që nga fillimi i muajit prill e deri më sot janë kapur 6 terroristë dhe janë asgjësuar 16 të tjerë.

Në operacionet e filluara në 31 mars, organizatës terroriste i është dhënë një goditje e fortë në strukturën rajonale.

Në këto operacione u kap i gjallë terroristi Mehmet Hayme që njihej me emrin e koduar Sinan Devrim, i cili ishte i ashtuquajtur përgjegjës i Erzurumit dhe për kokën e të cilit ishte vënë një shpërblim prej 1 milion lirash pasi mbahet përgjegjës për shumë veprime terroriste në Bingol, Mus dhe Bitlis.

Ndërkohë është asgjësuar terroristi Cemil Ates që njihej me emrin e koduar Hemgin Koçer për të cilin ishte vënë gjithashtu një shpërblim prej 1 milion lirash. Sëbashku me këtë, në këtë operacion u shkatërrua plotësisht njësia që zhvillonte aktivitetet e organizatës terroriste në rajonin e Bitlisit.

Në operacionet ku u përdorën edhe mjetet ajrorë pa pilotë, u shkatërruan 22 vendstrehime të terroristëve dhe u sekuestruan shumë armë, municione, mjete që përdoren për përgatitjen e bombave artizanale si dhe pajisje të ndryshme ushtarake.

Nga ana tjetër, në operacionet në Hakkari, Mardin, Şırnak dhe Bingöl u asgjësuan 12 terroristë.

Gjatë operacioneve, në total, në Nusaybin janë vrarë 275 terroristë, në Sirnak 219 dhe në Yuksekova 196 terroristë.

Lajme të ngjashme