Ushtria turke, operacion me 22 avionë kundër PKK-së në veri të Irakut

Forcat e Armatosura të Turqisë goditën sot me 22 avionë luftarakë pozicionet e organizatës terroriste-separatiste, PKK, në zonën Gara në veri të Irakut.

Ushtria turke, operacion me 22 avionë kundër PKK-së në veri të Irakut

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke njoftoi se ka organizuar një operacion ajror me gjuajtës të tipave “F-16" dhe “F-4 2020" kundër depove të municioneve, vendstrehimeve dhe bunkerëve të terroristëve në zonën e lartpërmendur.

Falë këtij operacioni, janë goditur me sukses maksimal dhe asgjësuar plotësisht objektivat e parapërcaktuara të organizatës terroriste.

Burime ushtarake turke bënë me dije gjithashtu se sot janë vrarë edhe 16 terroristë anëtarë të PKK-së në operacionet antiterror, që vijojnë në zonat Silopi të Shërnakut (Sirnak), Nusajbin (Nusaybin) të Mardinit dhe Jyksekova (Yuksekova) të Hakjarit (Hakkari).



Lajme të ngjashme