Turqi-Një polic ka rënë dëshmorë një tjetër u plagos në përleshjet e jetuara në Van

Gjatë bastisjes së një shtëpie nga ana e ekipeve të drejtorisë së policisë në Van ka ardhur deri tek përleshja e armatosur.

Turqi-Një polic ka rënë dëshmorë një tjetër u plagos në përleshjet e jetuara në Van

Në përleshjet e dala mes forcave të sigurisë dhe anëtarëve të organizatës terroriste PKK në Van ka rënë dëshmor një polic, ndërsa u plagos një tjetër.

Gjatë bastisjes së një shtëpie nga ana e ekipeve të drejtorisë së policisë në Van ka ardhur deri tek përleshja e armatosur.

Në këtë përleshje u plagosën dy pjesëtarë të policisë.

Njëri prej policëve të plagosur që u dërguan në spital nuk arriti të shpëtohet krahas të gjitha ndërhyrjeve mjekësore.

Ndërkaq në këtë operacion është vrarë një terroristë dhe u kap një tjetër i plagosur.

Ndërkohë bëhet e ditur se edhe polici i njësisë speciale i plagosur në përleshjet e jetuara me terroristët në nënprefekturën Nusaybin të Mardinit, ka rënë dëshmor në spitalin ushtarak Gulhane (GATA) ku ndodhej për kurim.

Polici i njësisë speciale që ndodhej në spital për kurim prej 1 prilli e këtej ndërroi jetë dje në orët e mbrëmjes.

Edhe në operacionet e ndërmarra ndaj organizatës terroriste në Bingol janë asgjësuar 3 terroristë, ndërsa në këtë operacion u plagos një roje e fshatit.


Fjalët Kyçe: dëshmor , polic , Van , Nusaybin , Mardin , Bingol , Turqi , PKK

Lajme të ngjashme