Erdogan për progresraportin e PE: I përgatitur me një konceptim destruktiv

Në fjalën që mbajti në sesionin e 24-ët të Mbledhjeve me Myftarët organizuar të martën Presidenti Erdoan tha se progresraporti i Parlamentit Evropian për Turqinë nuk është përgatitur me një koncept konstrutiv, por me një koncept destruktiv.

Erdogan për progresraportin e PE: I përgatitur me një konceptim destruktiv

Në fjalën që mbajti në sesionin e 24-ët të Mbledhjeve me Myftarët organizuar të martën në Presidencë, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se progresraporti i Parlamentit Evropian për Turqinë nuk është përgatitur me një koncept konstrutiv, por me një koncept destruktiv.​

“Sa armiq që ka Turqia, çfarë mendime armiqësore kanë për ne, i kanë mbledhur të gjitha në këtë raport", theksoi kreu i shteti turk.

Kritikat lidhur me progresraportin e publikuar javën e kaluar nga Parlamenti Evropian për Turqinë Presidenti Erdoan i fokusoi kryesisht në dy pika.

Një nga këto (pika të raportit), pasqyron shqetësimet që ndjejnë për megaprojektet që po realizon Turqia duke e arsyetuar këtë me të ashtuquajturat ndjeshmëri ambientaliste, cilësoi Presidenti turk duke shtuar se qendrat financiare perëndimore po bëjnë çdo lloj cirku për të mos u siguruar mbështetje me burime financiare këtyre projekteve.

- Erdoan: Turqia nuk do të heqë dorë nga objektivat 2023 –

Ndërsa pika tjetër e raportit kërkon ndalimin e ndërtimit të Centralit Bërthamor në “Akkuyu", cilësoi Erdoan dhe theksoi se sot në vendet e Evropës gjenden 135 centrale nukleare, ndërkohë që vazhdojnë punimet për ndërtimin e 62 të tjerëve.

“Nuk arrij ta kuptoj arsyen se këtyre thirrjeve për të ndërprerë projektin e centralit në Turqi", nënvizoi Erdoan dhe shtroi pyetjen “mos vallë prapa kësaj qëndron shqetësimi që me realizimin e këtyre projekteve Turqia do ti japë fund varësisë së jashtme në energji?"

Presidenti Erdoan cilësoi se raporti i Parlamentit Evropian është i mbushur me gabime në lidhje me problemin e Qipros, problemet në Egje, pavarësinë e gjyqësorit, ngjarjet në qytetet e Anadollit Juglindor.

- Erdoan – BE-ja ka më shumë nevojë për Turqinë se sa Turqia për BE-në -

Publikimin e një raporti të tillë në një periudhë kur marrëdhëniet me Bashkimin Evropian po përparojnë në kahun pozitiv në shumë çështje duke filluar që nga migracioni, hapja e disa kapitujve negociues e deri në liberalizimi i vizave, Presidenti Erdoan e cilësoi si një qasje provokuese dhe bëri këtë paralajmërim: “Bashkimi Evropian ka më shumë nevojë për Turqinë se sa ka Turqia për BE-në".



Lajme të ngjashme