Rusia kërkon viza edhe për turqit me pasaportë shërbimi

Të gjithë shtetasit turq që nuk kanë pasaportë diplomatike para se të udhëtojnë në Rusi duhet të pajisen me viza nga ambasada e këtij vendi.

Rusia kërkon viza edhe për turqit me pasaportë shërbimi

Vizat për shtetasit turq Rusia i ka rivendosur në janar të këtij viti. Regjimin e vizave për qytetarët turq Moska e ka zgjeruar edhe për pasaportat e shërbimit dhe jeshile (pasaportë që u jepet burokratëve) duke përjashtuar vetëm pasaportat diplomatike.

Ministria turke e Ekonomisë në faqen zyrtare në internet i ka paralajmëruar qytetarët turq që duan të udhëtojnë drejt Rusisë mbi zgjerimin e kufizimeve për viza edhe ndaj dy kategorive të tjera të pasaportave turke.

Në të ardhmen, të gjithë shtetasit turq që nuk kanë pasaportë diplomatike para se të udhëtojnë në Rusi duhet të pajisen me viza nga ambasada e këtij vendi.



Lajme të ngjashme