Koment – Projektet prestigjioze të Turqisë

Të gjitha investimet dhe projektet që realizon Turqia këto vitet e fundit në infrastrukturë janë edhe si një parapërgatitje për realizimin e një prodhimi me vlerë të lartë të shtuar.

izmit körfez geçişi köprüsü3.jpg
Kanal İstanbul
3. köprüde tarihi gün 1.jpg

Turqia ka qenë një vend që kishte mbetur prapa në brezin ku ajo gjendej. Ishte një vend perëndimor, por nuk ishte zhvilluar aq sa vendet evropiane. Ka qenë një vend evropian, por nuk ishte rindërtuar aq sa vendet e Evropës. Megjithëse e zotëronte potencialin për të konkurruar me vendet e tjera të botës, ajo nuk arriti që ta shndërrojë këtë potencial në vlerë të shtuar. Për një kohë të gjatë ndërmori nisma zhvillimi të pasuksesshme. Të ardhurat kombëtare për frymë gjatë të gjithë kohës së Republikës (periudha pas vitit 1923) mbetën gjithnjë në nivelin e 2000 dhe 3500 dollarëve.

Nuk është e lehtë të sigurosh rritjen e të ardhurave kombëtare pa pasur prodhim. Po ashtu prodhimi nuk realizohet pa infrastrukturë. Dhe infrastruktura përveç kapitalit dhe shpirtit sipërmarrës kërkon edhe vizion.

Në fakt realizimi i prodhimit dhe realizimi i një prodhimi me vlerë të lartë të shtuar ngjason me një ëmbëlsirë të shijshme dhe në trashësinë e duhur.

Për të gatuar një ëmbëlsirë të mirë dhe të shijshme nuk mjaftojnë vetëm harxhet, në të njëjtën kohë ka nevojë edhe për një mjeshtër të mirë. Nuk mjafton as edhe një kuzhinier i mirë, njëherësh ka nevojë edhe për një furrë të mirë pjekëse dhe për nxehtësi. Por as këto nuk mjaftojnë, duhet përgatitur edhe një sherbet në trashësinë e duhur. Nuk mjafton as ajo që sherbeti të jetë i mirë, njëkohësisht duhet që raporti të jetë në përshtatje me shijen e njerëzve.

Kështu edhe investimi, zhvillimi dhe prodhimi me një vlerë të lartë të shtuar është një punë me shumë komponentë. Një gjë tjetër shtesë që nevojitet përveç mundësive për ta bërë këtë është ekzistenca e një mendimi në këtë drejtim.

Në krye të çështjeve, me të cilat Turqisë së Re​ i është dashur të angazhohet më shumë vitet e fundit, qëndrojnë investimet në infrastrukturë. Po realizohen një numër i madh projektesh me buxhet jashtëzakonisht të madh. Këto janë projekte shumë prestigjioze, që bien në sy edhe në arenën ndërkombëtare dhe që do të krijojnë mundësi të mëdha zhvillimi.

Në krye të projekteve që bëhen sot në Turqi dhe që ndoshta e kanë zili shumë vende qëndron Kanali i Stambollit (Kanal İstanbul). Një ngushticë e re që do të bëhet në Stamboll është e rëndësishme nga shumë aspekte. Sidomos trafiku detar që vjen duke u intensifikuar gjithnjë e më shumë në Grykat e Stambollit përbën një nga çështjet që i shkakton vuajtje jo vetëm qytetit, por edhe atyre që merren me tregti detare.

Në këtë kontekst disa nga projektet prestigjioze që duhen përmendur janë: trenat e shpejtësisë së lartë, autostrada Stamboll-Izmir, aeroporti i tretë ndërkombëtar që do të ndërtohet në Stamboll, nënkalimet me tunel që do të lidhin Azinë me Evropën dhe ura e tretë e Bosforit.

Të gjitha këto investime dhe projekte mund të shikohen në fakt edhe si një parapërgatitje për realizimin e një prodhimi me vlerë të lartë të shtuar.

Duke mbetur prapa vendeve, me të cilat e filloi bashkë modernizimin, Turqia nuk arrin të ndërtojë as edhe një sistem të fuqishëm demokratik.

Progres i madh është shënuar këto vitet e fundit në veçanti edhe në çështjen e shndërrimit të Turqisë si një vend itineraresh, ku kalojnë linjat/tubacionet e transferimit të energjisë.

Dihet që ky proces, i cili po e çon Turqinë drejt një pozicioni të ndryshëm nga roli tradicional në sistemin botëror, ka natyrisht edhe opozitarë seriozë.

E rëndësishme këtu nuk është se sa do ta tolerojë Turqia këtë opozitarizëm, por se sa do të jetë në gjendje ta bindë atë.

Në një sistem të rrënjosur opozita është një qendërfuqi e rëndësishme që ekuilibron pushtetin. Natyrisht që forca qeverisëse duhet ta tolerojë opozitën. Vetëm se kundërshtia që ndiqet sot kundër Turqisë në shumicën e kohës i kapërcen kufijtë e opozitarizimit.

Turqia duhet të punojë për të gjetur rrugët që do ta ndihmojnë atë të shprehet pa e kthyer situatën në një krizë.

Mund të ketë nga ata që shqetësohen nga progresi i Turqisë dhe nga rritja e ekonomisë së saj, por Ankaraja zyrtare duhet ta deklarojë në një formë të hapur që po ndjek një politikë paqësore.

Së fundmi nuk ka dyshim që të gjitha këto punime që është duke realizuar Turqia shndërrohen në një përfitim të rëndësishëm. Ajo rritet ekonomikisht dhe disa firma turke fitojnë një prestigj për t'u pasur zili në botë.

Dhe një nga kompanitë më prestigjioze këtu, mendoj se është shoqëria ajrore turke (Turkish Airlines-THY). Dhe një nga hapat e rëndësishëm që do t'ia forcojë asaj këtë prestigj është aeroporti i tretë që po ndërtohet në Stamboll.

Punime shumë të rëndësishme bëhen edhe në sektorin e aeronautikës dhe aviacionit. Nuk është e lehtë të realizosh prodhime që janë në hapin e dinamikave të kohës, që u përgjigjen nevojave të kohës dhe që kanë vlerë të lartë të shtuar.

Atëherë kur Turqia ishte e privuar nga një prodhim i kësaj natyre mendonte se do të ishte shumë e lehtë për ti bërë këto punë. Vetëm se situata nuk është e tillë.

Prodhimi është një çështje që ka lidhje të drejtpërdrejtë me shumë çështje, duke filluar nga standardet e deri tek cilësia, nga dinamikat politike e deri tek ndryshimi i botës dhe trendi i ndryshimit, nga infrastruktura e deri tek fryma e iniciativës. Ajo që në fund të kësaj vjen një mirëqenie e rëndësishme, kjo është më se e qartë, por nuk është e lehtë për ta bartur këtë në nivelin e kërkuar.


- Nga Prof. Dr. Mazhar Bağlı, ligjërues në Degën e Sociologjisë së Fakultetit të Shkencave Njerëzore dhe Sociale pranë Universitetit “Yildirim Beyazit" -



Lajme të ngjashme