Davutoglu: Propaganduesit e organizatës terroriste do të paraqiten para drejtësisë

Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) tha se ata të cilët bëjnë propagandimin e organizatës terroriste do të japin llogari para drejtësisë.

Në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoninë e tërheqjes së shortit për punësim të të afërmve të dëshmorëve, të veteranëve dhe të afërmve të veteranëve tha se Turqia është e vendosur të gjunjëzoj terrorizmin.

Duke e bërë të ditur se urdhri për të luftuar kundër terrorit i dhënë forcave të sigurisë më 23 korrik është ende në fuqi, Kryeministri Davutollu tha se së bashku me fillimin e procesit të heqjes së imunitetit disa deputet mundohet të paraqiten për tu treguar paqësor.

Kryeministri reagoi ashpër ndaj atyre që në Dijarbakër (Diyarbakır), Sur, Xhizre (Cizre) dhe Silopi bëjnë provat e sfidës në çadrat e ngushëllimit të ngritur për terroristët duke thënë se populli turk ka parë fytyrat e vërteta të atyre, të cilët në jakë mbajnë shenjën e Asamblesë së Madhe Popullore të Turqisë.

“Ka filluar procesi për rregullimin e dekreteve me anë të të cilëve do të mundësohet paraqitja e tyre para gjyqësorit dhe do të vazhdojë sipas nevojës", - ka thënë Kryeministri Davutollu.

Lajme të ngjashme