Liderët islamë japin mesazhe të qarta për tensionet sektare

I ftuar në një emision të kanalit TRT Haber Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin tha se në Samitin e 13-të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) organizuar në Stamboll, liderët dhanë mesazhe të qarta në lidhje me tensionet sektare.

Liderët islamë japin mesazhe të qarta për tensionet sektare

Zhvillimet në Samit Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin i vlerësoi për kanalin informativ TRT Haber. Në këtë samit, ku Turqia mori kryesinë e radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) doli një deklaratë e rëndësishme me 218 pika.

Për periudhën e ardhshme janë përgatitur dokumente që përcaktojnë kornizën kryesore të programit politik që do të ndjekë Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) dhe vendet anëtare të saj, dokumente që përmbajnë çështje të rëndësishme siç janë: Krimeja, Qiproja, Ahiska, Turqit e Perëndimit, Kashmiri, Palestina etj., sqaroi Kalin.

Lidhur me vizitën e Presidentit të Iranit, Hasan Ruhani në Ankara Zëdhënësi Kalin tha: “Ata (Teherani) duan që lufta në Siri të mbarojë sa më shpejt që të jetë e mundur, por nuk pajtohemi në çështjen e Esadit. Nuk do të ishte e drejtë që marrëdhëniet Turqi-Iran, politikën rajonale të të dy vendeve të reduktoheshin vetëm me këtë çështje".

Ndërsa për marrëdhëniet me Izraelin, Ibrahim Kalin tha se bisedimet po i afrohen fundit.

-“Shpresojmë që këtë problem ta zgjidhim në një mënyrë të drejtë dhe qëndrueshme", u shpreh Zëdhënësi i Presidencës turke.


Lajme të ngjashme