Turqi-Vritet terroristi i më i kërkuar i PKK-së

Terroristi për kokën e të cilit Turqia kishte ofruar 1 milionë lira turke është vrarë gjatë operacioneve në qarkun Haskoj (Hasköy) të provincës Mush (Muş).

Turqi-Vritet terroristi i më i kërkuar i PKK-së

Gjatë një operacioni antiterrorist në qarkun Haskoj (Hasköy) të provincës Mush (Muş) të Turqisë, është vrarë terroristi i PKK-së për të cilin Turqia kishte ofruar një shpërblim në vlerë prej 1 milion lira turke (350 mijë dollarë).

Terroristi Xhemil Atesh (Cemil Ateş), me emrin e koduar "Hemgin Kocer", kërkohej me të ashtuquajturin “flet arrest të gjelbër” të Turqisë të cilin e kishte lëshuar Ministria e Punëve të Brendshme pasi gjendej në listën e më të kërkuarve të saj.

Sipas burimeve nga forcat e sigurisë, Atesh ka qenë një lider rajonal i grupit terrorist të PKK-së.

Në vijë me politikën e MPB-së të Turqisë, burimi mbetet i paemëruar.


Fjalët Kyçe: terroristë , PKK , Haskoj , Mus

Lajme të ngjashme