4 raketa të hedhura nga Siria, godasin Kilisin e Turqisë

Qyteti Kilis i Turqisë është bërë përsëri objektivë e raketave të hedhura nga Siria.

4 raketa të hedhura nga Siria, godasin Kilisin e Turqisë

Në një fushë të zbrazur në qendër të Qytetit, këtë mëngjes kanë rënë katër predha raketash të hedhura nga ana e Sirisë.

Pas kësaj ngjarjeje, Shefi i Shtatmadhorisë, Gjenerali Hulisi Akar dhe Shefi i Informacionit Sekret Kombëtar (MIT) Hakan Fidan, kanë shkruar në Kilis.

Shefi i Shtatmadhorisë i cili bisedoi me Prefektin e Kilisit, Suleyman Tapsız dhe Shefin e Informacionit Sekret Hakan Fidan, është duke zhvilluar inspektimet në kufi.

Si pasojë e rënies së dy raketave në orët e mëngjesit në këtë qytet, kishin humbur jetën 2 persona.

Kurse si pasojë e rënies së tre raketave në Lagjen Ataturku ditën e hënë, ishin plagosur 12 persona.


Fjalët Kyçe: Kilis , Hulusi Akar , Hakan Fidan

Lajme të ngjashme