Kurtulmus: Ofendimet ndaj presidentit turk janë të papranueshme

Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus tha se ofendimet të bëra ndaj presidentit të zgjedhur me votat e popullit turk janë të papranueshme.

Kurtulmus: Ofendimet ndaj presidentit turk janë të papranueshme

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh zëdhënësi i qeverisë, Numan Kurtulmus tha se ofendimet të bëra ndaj presidentit të zgjedhur me votat e popullit turk janë të papranueshme.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të mbajtur për herë të parë pas 13 vitesh jashtë Ankarasë në qytetin Sanliurfa bëri deklarata të rëndësishme për gazetarët.

Duke e bërë të ditur se kjo ngjarje që ndodhi në kanalin televiziv ZDF është një ofendim i rëndë për 78 milionë banorë, Kurtulmus tha se kjo nuk mund të tolerohet.

“Natyrisht që Turqia dëshiron që ky person i keq të gjykohet menjëherë në kuadër të ligjeve gjermane për ofendim ndaj një presidenti", - u shpreh Kurulmus.

Numan Kurtulmus rikujtoi se temat kryesore të mbledhjes së Këshillit të Ministrave kanë qenë lufta kundër terrorit dhe zhvillimet në Siri.

Duke e bërë të ditur se “Ne nuk kemi asnjë problem me vëllezërit tanë në veri të Sirisë", Zëvendëskryeministri Kurulmus tha: “Ajo që kundërshtojmë ne është formimi me akte të kryera zona të reja politike në veri të Sirisë. Gjithashtu nuk duam që zhvillimet në veri të Sirisë të kthehen në formën e përkrahjes ndaj PKK-së".

Kurtulmus preku edhe në normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin ndërsa shtoi se “Nuk do të ketë marrëveshje pa plotësimin në kuptim të plotë të kushteve të kërkimit të faljes, lehtësimit të embargos ndaj Palestinës dhe pagesës së dëmshpërblimit familjarëve të viktimave të anijes Mavi Marmara".



Lajme të ngjashme