Evropa formon fondin e ndihmave për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

Fondi i Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Bashkimit Evropian do të shërbej për reforma të rëndëshishme.

Evropa formon fondin e ndihmave për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

Njoftohet se është formuar një fond nga ana e Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Bashkimit Evropian për mbështetjen e reformave ligjore, të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, me një vlere prej 25 milionë dollarë.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Throbjorn Jaglan dhe komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerim, Johannes Hahn në deklaratën e tyre të përbashkët theksuan se fondi i cili është formuar me nënshkrimin e marrëveshjes në Bruksel, do të përdoret për mbështetjen e reformave ligjore, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtjen e grupeve të ndjeshme dhe politikave të anti-diskriminimit.

Për fondin e ofruar për Ballkanin Perëndimorë dhe Turqinë, Komisioni i BE-së do sigurojë 20 milionë euro, ndërsa Këshilli i Evropës 5 milionë euro.



Lajme të ngjashme