Davutoglu i përgjigjet pyetjeve të shumëllojshme të rinisë

Kryeministri Ahmet Davutoglu, u shpreh se në fazën e parë të ngjarjeve në Siri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kuptuan mjaftueshëm, ashpërsinë, rrezen e ndikimit dhe shqetësimin e Turqisë.

Davutoglu i përgjigjet pyetjeve të shumëllojshme të rinisë

Davutoglu, në Sanliurfa, i dha përgjigje pyetjeve të të rinjve në një kanal privat televiziv.

Ai qëndroi edhe mbi luftën që përjetohet në Siri dhe temën e emigrimit dhe theksoi se problemi në këtë vend sa vjen edhe po bëhet edhe më i vështirë.

Davutoglu, në programin televiziv, duke shpjeguar heroizmin dhe sakrificën e bërë me mundësi të pakta gjatë luftës çlirimtare për të shpëtuar Sanliurfan nga armiqtë, nënvizoi rëndësinë e suksesit që fitohet me bashkim dhe vëllazëri.

“Sot ka nga ata që kërkojnë të na përçajnë me këtë ose atë identitet dhe duan që zjarrin në Siri ta pasqyrojnë tek ne. Të rinj, mbani në mendje dhe në shpirt këtë histori të Sanliurfas. Brenda atyre që filluan luftën çlirimtare kishte turq, kurdë e arabë. Edhe këtej e tutje, mos harroni kurrë se ata do të qëndrojnë gjithmonë vëllezër" tha Kryeministri Davutoglu.

Kryeministri turk ju përgjigj edhe pyetjes së një studenti të universitetit se përse është penguar hyrja në rrjetet sociale pas sulmeve të disa organizatave terroriste.

Davutoglu duke bërë të ditur se në rrjetet sociale pas këtyre ngjarjeve postohen pamje që plagosin ndërgjegjen, këshilloi që të krijohet empati dhe shtoi: “Në çdo vend të botës, kur ndodhin ngjarje terrorizmi, vendosen ndalime të kontrolluara". Shembull për këtë ai tregoi sulmet në Paris.

Ai nënvizoi gjithashtu se Turqia është gjithmonë pranë të pafajshmëve duke nënvizuar se: “Një somalez, një palestinez që shikon flamurin tonë dhe thotë se “ai i përfaqëson", nëse një sirian vrapon në kufirin e Turqisë dhe thotë “të strehohem nën këtë flamur" ose mijëra njerëz në Arakan, mijëra kilometra larg kufirit tonë kur ne i vizitojmë puthin flamurin tonë dhe e vejnë në ballë, ky flamur, në mënyrë simbolike tregon vlerën në atë vend".

Davutoglu u shpreh edhe në lidhje me punimet e kushtetutës së re.

“Në mendjen tonë ka një gjë të vetme, të ndryshojmë Kushtetutën e shtrembër të 12 shtatorit" tha kryeministri turk.

Në agjendën e Kryeministrit ishte edhe çështja e deshifrimit në internet të informacioneve të identitet të shumë nënshtetasve.

“Detyra jonë është të mbrojmë mundin dhe të drejtën e nënshtetasve tanë" tha Davutoglu dhe shtoi se janë duke punuar për të marrë masat që të mos bëhet asnjë mashtrim me këtë informacione të identitetit.



Lajme të ngjashme