Turqi-Ndërroi jetë polici i plagosur në Mardin

Polici i plagosur gjatë operacioneve të ndërmarra në Nusaybin të Mardinit ka ndërruar jetë në spitalin ushtarak.

Turqi-Ndërroi jetë polici i plagosur në Mardin

Polici Serkan Yilmaz, i cili u plagos dje gjatë operacioneve të ndërmarra ndaj terroristëve të PKK-së në nënprefekturën Nusaybin të Mardinit nuk arriti të shpëtohet nga ana e ekipeve mjekësore të Akademisë Ushtarake të Mjekësisë Gylhane (GATA).

Trupi i pajetë i policit dëshmorë do të dërgohet për në banesën e fundit në vendlindjen e tij në Kahramanmaras.

Serkan Yilmaz, i cili u fejua para dy javëve ka qenë punonjës i policisë për 5 vite.



Lajme të ngjashme