Erdogan: Heqja e imunitetit mundëson gjykimin e përkrahësve të PKK-së

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se me heqjen e imunitetit diplomatik synohet gjykimi i deputetëve të cilët kanë transportuar armë për organizatën terroriste PKK.

Erdogan: Heqja e imunitetit mundëson gjykimin e përkrahësve të PKK-së

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se me heqjen e imunitetit diplomatik synohet gjykimi i deputetëve të cilët kanë transportuar armë për organizatën terroriste PKK.

Në fjalën e tij të mbajtur në Konferencën e Urbanizimit dhe të Qyteteve Inteligjente të organizuar në Qendrën e Kongreseve Haliç në Stamboll ka thënë se nuk mund të pritet deri sa ti përfundoj mandati një deputeti të dyshuar.

“Kur themi heqja e imunitetit, nënkuptohet heqja e imunitetit të gjithë deputetëve. Kjo nuk është e vërtetë. Por, kjo do të thotë dërgimi i menjëhershëm të lëndëve në gjykatë për të gjithë ata ndaj të cilëve janë ngritur akuzat. Pas të gjitha këtyre ngjarjeve dhe transportit të armëve me makinën private për organizatën terroriste, transportit të armëve në tabute ne nuk mund të presim ti përfundoj mandati", - ka thënë Presidenti Erdoan.

Presidenti bëri të ditur se terroristët nuk kanë hapur hendeqe dhe gropa për të vendosur tubat e kanalizimit, të ujësjellësit, të gazit natyror, të linjës elektrike, por për ti penguar forcat e sigurisë për të shkuar atje, ndërsa shtoi se “Organizata separatiste terroriste prej korrikut të vitit të kaluar e këtej është duke viktimizuar qytetarët tanë në disa nënprefektura në zonën e Anadollit Juglindor, ndërkaq edhe bashkitë e kësaj zone kanë përkrahur këtë viktimizim duke dhënë në shërbim organizatës terroriste mjetet që janë të dedikuara në shërbim të popullit".

Duke e bërë të ditur se me anë të urbanizimit qytetet ku vazhdojnë operacionet nuk do të pastrohen vetëm nga terrori, por edhe nga kushtet e papërshtatshme të cilat ju mundësojnë lëvizje të lirshme, Presidenti Erdoan tha: “Detyra e shtetit nuk është vetëm të ndërtoj godinat, por edhe ti shëroj zemrat. Ne jemi të obliguar për të forcuar besimin dhe besnikërinë e tyre ndaj shtetit".



Lajme të ngjashme