Në Turqi mbërrin grupi i dytë i emigrantëve nga Greqia

Në kuadër të shkëmbimit të emigrantëve midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE), që është pjesë e marrëveshjes të cilën Turqia dhe BE-ja e nënshkruan më 18 mars në Bruksel, grupi i dytë i emigrantëve mbërriti në Dikili të rrethit të Izmirit.

Në Turqi mbërrin grupi i dytë i emigrantëve nga Greqia

Një anije që transportonte emigrantë nga ishulli i Lesbos, e shoqëruar nga anijet e Rojës Bregdetare Turke, ankoroi në portin Dikili.

Emigrantët, pas marrjes së shenjave të gishtërinjve dhe pas procedurave përkatëse, do t'i nënshtrohen kontrollit mjekësor.

Shkëmbimin e emigrantëve e kanë ndjekur edhe një numër i madh gazetarësh vendas dhe të huaj.



Lajme të ngjashme