“Turkish Airlines” realizon ëndrrën e vogëlushes Lizzy, takohet me Papa Franceskun

Papa Francesku ka takuar Lizzy Myers, një vajzë 6–vjeçare amerikane, e cila është e kërcënuar që të humbasë shikimin dhe dëgjimin si pasojë e një sëmundje të rrallë gjenetike.

“Turkish Airlines” realizon ëndrrën e vogëlushes Lizzy, takohet me Papa Franceskun

Vogëlushja është e prekur nga sindroma “Usher” e tipit 2, që në mënyrë progresive prek shikimin dhe dëgjimin.

Prindërit e saj po përpiqen që ajo të shëtisë sa më shumë përpara se të humbasë dy shqisa të rëndësishme, për të pasur sa më tepër kujtime të bukura gjatë kësaj kohe. Ata i kanë plotësuar vajzës së tyre një listë me dëshira dhe një ndër më të rëndësishmet ishte që Lizzy të shikonte qytetin e Romës dhe të takonte Papa Franceskun.

Pikërisht këtë kërkesë ata kanë arritur ta plotësojnë falë Linjave Ajrore Turke (THY), që i kanë dhuruar familjes amerikane biletat e nevojshme për në Romë. “Turkish Airlines” gjithashtu janë shprehur të gatshme për të ofruar edhe udhëtime të tjera, sipas dëshirës së vogëlushes Lizzy.

Sakaq, vetë kreu i Vatikanit i është afruar Lizzy (Elisabeth) Myers, i ka vënë dorën mbi sy dhe ka shkëmbyer me të disa fjalë.



Lajme të ngjashme