Gjermani - Fillon hetimi i Jan Bohmermann për "ofendim" kundër Presidentit Erdogan

Në Gjermani ka nisur procesi gjyqësor kundër gazetarit Jan Bohmermann, i cili ka drejtuar një sërë akuzash të shëmtuara kundër Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përmes një pseudovjershe gjatë emisionit të tij në kanalin “ZDF".

466627
Gjermani - Fillon hetimi i Jan Bohmermann për "ofendim" kundër Presidentit Erdogan

Prokuroria e Mainzit njoftoi fillimin e hetimit në lidhje me gazetarin Böhmermann për “ofendim kundër një burrështetasi", pas deponimit të denoncimeve nga 20 persona.

Sipas nenit 103. të Kodit Penal të Gjermanisë, kundër ofendimit ndaj presidentit të një shteti të huaj mund të hapet gjyq duke kërkuar dënimin me tre vjet burg ndaj të akuzuarit; ndërsa në rast se ky ofendim bëhet në mënyrë të vetëdijshme, atëherë dënimi mund të shkojë deri në 5 vjet.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e kishte cilësuar këtë veprim si “një ofendim i vetëdijshëm" gjatë një bisede telefonike me Kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu, pak ditë më parë.

Prezantuesi, komediografi dhe humoristi gjerman, Jan Bohmermann, kishte recituar një të ashtuquajtur vjershë, që titullohej “Schmahkritik" (kritikë tallëse), në emisionin e tij televiziv “Neo Magazin Royale".

Televizioni “ZDF" e ka fshirë këtë parodi menjëherë nga arkivi i tij internetor, me motivin se “nuk përputhet me konceptet e cilësisë dhe humorit".

Drejtori i programacionit të kanalit “ZDF", dr. Norbert Himmler, theksoi në një dalje publike se humori e ka një kufi gjithashtu dhe me parodinë në fjalë ky kufi është kapërcyer.



Lajme të ngjashme