Turqia shpreh gatishmërinë për të ndihmuar Pakistanin pas përmbytjeve

Për shkak të reshjeve të shumta që kanë përfshirë Pakistanin ditët e fundit, kanë humbur jetën 63 persona.

Turqia shpreh gatishmërinë për të ndihmuar Pakistanin pas përmbytjeve

Reshjet që kanë ndikuar negativisht rajonin Gilgit-Baltistan dhe Hayber Paktunhuva, kanë bërë të papërdorshme shumë rrugë dhe kanë shkaktuar daljen e lumenjve nga shtretërit e tyre.

Në disa rajone u përjetuan rrëshqitje dhe shembje të tokës, ndërkohë që është prerë edhe energjia elektrike.

Turqia bëri të ditur se është e gatshme të japë çdo lloj ndihme për shkak të përmbytjeve në Pakistan.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë thuhej: “Urojmë që plagët e hapura për shkak të tragjedisë që ka përfshirë vendin të mblidhen brenda një kohe të shkurtër. Me këtë rast i shprehim edhe një herë Qeverisë së Pakistanit dhe popullit vëlla pakistanez se jemi brenda një solidariteti të fuqishëm me ta dhe jemi të gatshëm për të dhënë çfarëdolloj ndihme që nevojitet".



Lajme të ngjashme